08.11.2023 - 21:43
Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të organizohet në kryeqytetin francez, Paris.
Behet me dije se kreu i qeverisë shqiptare nuk do të marrë pjesë në Kuvend në seancën plenare që do të zhvillohen nesër dhe as në për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.
Në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, sipas report tv. Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Si do të seleksionohen emigrantët?
Shëngjini, qendër pritëse e refugjatëve
"Kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahëhapur"