MENU
klinika

"Cili ishte interesi juaj kur pritët shqiptarët..."

Pse e pranuat kërkesën për ta ndihmuar Italinë me refugjatët? Rama i përgjigjet gazetarit me pyetje

08.11.2023 - 22:59

Kryeministri Edi Rama ka dhënënjë intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, për të folur mbi marrëveshjen e arritur së fundmi mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.

I pyetur nga gazetari, se cili është interesi i Shqipërisë në këtë pakt, Rama zgjodhi të përgjigjej me pyetje.

Edi Rama: Unë përgjigjem me një pyetje retorike.

Kush ishte interesi i Italisë që të na pranonte ne në momentin kur ne ia mbathnim nga ferri kur ra regjimi komunist. Ku ishte interesi i Italisë që ka qenë një ndihmë e madhe këtu në Shqipëri.

Ose kur çoi skuadrën e saj për të shpëtuar jetë kur ndodhi tërmeti i para disa viteve këtu.

Për ne, Italia është speciale, nuk ka një interes direkt, nga pikëpamja materiale, nuk përfitojmë asgjë, ne i japim disponibilitetin territorial dhe Italia merret me gjithë procedurat operacionale.

Që në krye të herës, Rama u kujdes të theksonte se kërkesa për të pritur emigrantët i është bërë edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, por Shqipëria i ka refuzuar ato gjithnjë.

Edi Rama: Gjatë këtyre viteve ne kemi patur kërkesa të tilla edhe nga vende të tjera europiane, por kemi thënë gjithmonë jo.

Gazetari: Nga Franca, Spanja, Gjermania?

Edi Rama: Nuk po përmend asnjë, sepse nuk do ishte e drejtë