Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer ekspertizën për 3-vjeçaren e dhunuar në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë.
Në një reagim për mediat Ministria e Drejtësisë shprehet se ekspertimi është kryer me datë 7 nëntor dhe një ditë më pas, rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet.
“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth ores 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit.
Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.”-thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.