MENU
klinika

Si gënjeu për shkarkimin nga detyra

Dosja e vettingut nxjerr zbuluar gjyqtaren Irena Gjoka

09.11.2023 - 18:25

Gjyqtarja Irena Gjoka në vitin 2020, gjatë procesit të vettingut ka deklaruar pasurinë e saj por nuk ka deklaruar para gjyqtarëve shkarkimin e saj nga detyra në vitin 1996, nga presidenti i asaj kohe Sali Berisha.

Kështu rezulton se gjyqtarja ka gënjyer organet e drejtësisë dhe nga ana tjetër organet e drejtësisë nuk kanë hetuar siç duhet pastërtinë e figurës së saj.

Gjatë procesit të vettingut trupi gjykues ka arritur në konkluzionet se “bazuar në provat e administruara, raportin dhe rekomandimet e relatorit të çështjes, dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancë dëgjimore publike, si dhe mori në shqyrtim të gjitha shpjegimet dhe provat e parashtruara nga subjekti i rivlerësimit, konkludon se:

1. subjekti arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë;

2. subjekti arrin nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe:

3. subjekti ka një nivel të mirë kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale”

Pas nxjerrjes së konkluzioneve trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka vendosur:

“1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Gjoka.

2. Vendimi i arsyetuar, me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.

3. Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”

Ky vendim është shpallur në Tiranë në 26 shkurt të vitit 2020.

Opozita prej ditësh, që nga momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit për korrupsion pasiv dhe akuzat dhe masa me detyrim me paraqitje të ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për shkak se ka konflikt interesi, pasi kjo gjyqtare sipas opozitës është shkarkuar nga ish Presidenti Sali Berisha në 1996 nga detyra.

Përjashtimi i gjyqtares nga çështja është kërkuar dy herë dhe nuk është pranuar nga organet e drejtësisë.

Ditë pas dite, ish kryeministri Sali Berisha dhe avokatët e tij mbrojtjës deklarojnë se gjyqtarja po kryen herë pas here shkelje duke e quajtur si sulm politik.

Më tej Syri tv, disponon informacion të saktë se gjyqtarja politike, të cilës Edi Rama i ka ngarkuar sulmin ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, është shkarkuar nga detyra në vitin 1996.

Ndërkohë parashtrohen edhe disa pyetje në lidhje me gjyqtaren Irena Gjoka.

Për çfarë arsye gjyqtarja Gjoka ka gënjyer organet e vettingut në deklarimet e saj?

A po fsheh konfliktin e interesit Gjoka për çështjen që ka dorë me fshehjen e deklarimit se është shkarkuar nga detyra?

Po organet e vettingut pse kanë bërë një sy qorr për deklaratën e rreme të Gjokës?

Çfarë i motivon ato të heshtin për një fakt të tillë?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokatët: Kërkojmë përjashtimin e saj, shpërdoroi…!

‘Partizani’/ Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka

Dosja ‘Partizani’/ Avokat Gjokutaj plas deklaratën e fortë

“Gjyqtarja Irena Gjoka u shkarkua në 1996 nga Berisha për korrupsion”