MENU
klinika

Dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat

Vihet në pranga Majlinda Dehima

09.11.2023 - 18:35

Menjëherë pas kërkesës së Prokurorisë, Policia ka arrestuar edukatoren e kopshtit privat ku u dhunua 3-vjeçarja e cila u paraqit në spital me këmbën e thyer

Lajmi për arrestimin është konfirmuar nga gazetari Igli Çelmeta.

Ndërsa më herët u lajmërua se Prokuroria ka ngritur ndaj edukatores së kopshtit ‘Stinët’ akuzën e ‘keqtrajtimit i të miturit’.

Në dëshminë e saj, Dehima pranonte se kishte goditur 3-vjeçaren me vizore, por mohonte të kishte lidhje me lëndimin e këmbës së të miturës. Por pamjet filmike dëshmuan se edukatorja ishte e pranishme kur e vogla kishte lënduar këmbën e saj.

Dëshmia e edukatores Majlinda Dehima:

“Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit.”

Nga ana tjetër, dhjetra qytetarë u mblodhën para ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkonin ndëshkimin e edukatores dhe kontroll nëtë gjitha kopshtet private.

Më herët, ditën e sotme (09 Nëntor) u njoftua se janë proceduar penalisht dy punonjës të policisë, të cilët dyshohet se nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të cilët dhunuan 3-vjeçaren në ambientet e kopshtit “Stinët”.

Të proceduar janë nënkomisari Ylli Çako, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, si dhe nënkomisiari me iniciale B.R., specialist për Hetimin e Krimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E qëllova për vëmendje, sepse qante”

Dëshmia e edukatores që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren