MENU
klinika

“Dy operacionet kombëtare ndjekin këmba këmbës shpërndarësit e drogës”

Ministri Balla: Garantimi i sigurisë lidhet ngushtë me luftën kundër armëmbajtjes

12.11.2023 - 12:37

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas dy operacioneve, “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, ku u arrestuan disa persona.

Sipas tij, garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”.

“Dy operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” vijojnë të ndjekin këmba këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike kanabis, gati për shpërndarje.

Në Tiranë janë sekuestruar dy armë zjarri e municion luftarak, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre”, shkruan Taulant Balla, i cili thotë se “presim më shumë rezultate çdo ditë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kujdesin në plazhe ta kemi me të njëjtin intensitet"

Mbarëvajtja e sezonit, Balla takim me strukturat e Policisë në Durrës

"Domosdoshmëri të shkohet tek kokat e grupeve kriminale"

Operacioni antidrogë/ Balla: Rezultate konkrete kundër narkotikëve