MENU
klinika

"Propagandë politike, Shqipëria nuk përfiton asgjë"

Marrëveshja me Melonin për emigrantët, zyrtari i PE nxjerr ‘zbuluar’ Ramën

12.11.2023 - 14:45

Pietro Bartolo, anëtar i Parlamentit Europian tha në një intervistë për Euronews Albania se marrëveshja e Italisë me Shqipërinë për emigrantët është propagandë politike nga e cila Shqipëria nuk përfiton asgjë.

Sipas tij, kjo është një marrëveshje e paligjshme që nuk i bën mirë Shqipërisë dhe shkel të drejtat e njeriut për emigrantët.

“Besoj se ky traktat është i paligjshëm dhe nuk besoj se i bën mirë Shqipërisë dhe nuk besoj se klasa politike në Shqipëri mund të pranojë këtë marrëveshje që shkel të drejtat e njeriut për emigrantët. Është një marrëveshje që nuk qëndron në këmbë, që nuk bën pjesë në vlerat tona, s’e mbështesim këtë qasje qoftë të Italisë dhe të qeverisë shqiptare ndaj duhet të reflektojmë”, tha ai.