MENU
klinika

“Janë xhelozë për Lori Balën”

Balerini i njohur bën deklaratën e papritur: U bëre ti të jesh aty…

13.11.2023 - 13:23

Balerina e njohur Lori Bala është një ndër anëtaret e jurisë së konkursit të kërcimit “Dancing with the Stars”, ku vlerëson konkurentët për performancën e tyre në skenë.

Shpesh herë ajo është akuzuar nga balerinët se nuk i vlerson ata aq sa duhet dhe sipas tyre kjo është e padrejtë pasi edhe ajo vetë ka qenë në të njëjtin pozicion me ta.

Së fundmi Lori ka qenë e ftuar në “DWTS Fan Club”, ku ka sqaruar disa gjëra në lidhje me eksperiencën në këtë spektakël dhe ka treguar arsyen se pse ajo iu drejtohet balerinëve me vajza dhe djali për të cilën është gjykuar shpesh herë.

“Ne balerinët themi vajza, djali, partnerja, partneri. Nuk flasim zakonisht ngrije në këtë rast Erisën apo Jorën. Ajo ka qenë një gjë e padiskutueshme, pa kontekst negativ. Varet edhe si të vjen fjalia, sa konfidencë ke me personazhin që po flet. Nuk është fare tendencioze gjëja.”– shpjegoi Lori.

Kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga opinionisti i “DWTS Fan Club”, Albi Nako, i cili tha që balerinët janë xhelozë për Lorin për pozicionin që ajo ka zënë këtë vit.

“Aq sa i bukur është arti i baletit aq ka edhe prapaskena deri diku të ndyra. Nuk duan ta pranojnë Lorin duke qenë se është ende një vajzë e re. Unë mund ta them troç ‘u bëre ti të jesh aty, se aty ku je ti mund të isha dhe unë’. Unë e kuptoj deri diku pozicionin e Lorit duke qenë se një pjesë të tyre i ka edhe kolegë.”– tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po shihet shpesh me Kanye West

Si ndihet Kim Kardashian për sozinë e saj?


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat