MENU
klinika

Paralajmërimi i deputetit

“I kemi shteruar të gjitha rrugët ligjore”, Korreshi: Opozita do të vijojë me bojkotin në Kuvend

13.11.2023 - 22:41

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaroi se opozita do të vijojë me bojkotin e Parlamentit, pasi, sipas tij, kjo është një çështje respekti për veten.

Në një lidhje direkte me studion e emisionit “Debat”, në A2 CNN, ai tha se opozita i ka shteruar të gjitha rrugët diplomatike e institucionale.

“I kemi provuar të gjitha rrugët diplomatike e institucionale, kemi provuar edhe Gjykatën Kushtetuese. Duhet të jemi në Parlament, është e vërtetë. Unë do të doja të flisja për buxhetin dhe për ato që shqetësojnë qytetin tim, Lushnjen. Opozita duhet të përdorë edhe komisionet hetimore. Kjo është një nga kauzat për të cilat po protestojmë. Normalisht, kaosi brenda opozitës i bën fajde mazhorancës. Ne si opozitë do të bëjmë mbledhje grupi parlamentar çdo ditë dhe të gjitha opsionet mbeten në tavolinë. Do të vazhdohet me bojkot deri në uljen e mazhorancës për të riparë të gjitha kërkesat e opozitës”, tha Korreshi.

Deputeti demokrat shtoi se Parlamentit “duhet t’i kthehet normaliteti, por në të njëjtën kohë opozita duhet të respektojë edhe veten”.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve