Vitin e ardhshëm, situata mund të ndryshojë me prezencën e modelit Plus brenda serisë Samsung Galaxy S, i cili gjithmonë ka mbetur prapa versioneve standarde.
Ice Universe sugjeron disa specifika për modelin Samsung Galaxy S24+, duke përfshirë një ekran me rezolucion 2K, 12 GB RAM dhe një trashësi prej vetëm 7.7 mm, transmeton Telegrafi.
Një burim tjetër @ONLEAKS publikoi më parë rendere të telefonit, të cilat tregojnë një dizajn që të kujton gjeneratën e mëparshme të telefonave Galaxy S.
Ekziston ende një sistem vertikal me tre kamera, një ekran të sheshtë me korniza jashtëzakonisht të holla.
Për më tepër, X blogger @TheGalox_ ka përpiluar një listë të specifikave të telefonit Galaxy S24+, të cilat përfshijnë një ekran 6.7 inç QHD+ AMOLED me 2,500 nits ndriçim dhe një kombinim të dy procesorëve.
Në varësi të tregut, telefoni do të përdorë Snapdragon 8 Gen 3 për Galaxy ose Exynos 2400. Në anën e pasme, pritet një sistem me tre sensorë me një kamerë kryesore 50MP, si dhe sensorë 12MP dhe 10MP.
Gjithçka do të mundësohet nga një bateri me kapacitet 4900 mAh, 12 GB RAM dhe 256 GB ose 512 GB hapësirë ruajtëse. “Interfejsi” i përdoruesit menaxhohet nga sistemi One UI 6.1.
Samsung pritet të zbulojë zyrtarisht serinë e saj të telefonave Galaxy S24 në fillim të vitit 2024.