Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritan Hoti, e cilësoi të gabuar bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.
Përmes një interviste në EuroNews Albania, ai tha se te drejtësia shqiptare janë investuar SHBA dhe BE. Prandaj sipas tij nuk duhet të ketë ndërhyrje nga jashtë për punën e drejtësisë, si në rastin e ndërhyrjeve për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Ai shtoi gjithashtu se vetua në BE është një problem i madh, pasi detyron që vendet e mëdha dhe me potencial ekonomik, t’i nënshtrohen vullnetit të vendeve të vogla si Greqia apo Bullgaria.
“Kemi një propozim të Komisionit europian për 3 paketat kryesore për shtetin e së drejtës dhe aty kemi një veto të Greqisë që nuk pranon t’i bashkangjitet vendeve të tjera europiane, me motivacionin se nuk ka funksionuar shteti i së drejtës, sipas tyre në rastin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Por për rastin Beleri është një lloj reminishence nga Greqia kundrejt një rajoni të provuar se është shqiptar. Beleri ka të bëjë me investimin e SHBA-ve dhe BE-së për një drejtësi të re. Kjo drejtësi e re, me mbështetjen e kominitetit ndërkombëtar, nuk mundet pra të spostohet roli i drejtësisë.
E dyta do të kishim një kandidat që promovonte panhelenizmin në një vend si Shqipëria që synon të anëtarësohet në BE. Rama dhe Berisha nuk kanë qëndrime që nuk janë stabile ndaj politikës së jashtme. Rama paraqiti një lloj kokfortësie në rastin Beleri, po deri diku të drejtë dhe nga ana tjetër kemi një Berishë që shfaq një lloj nacionalizmi për çështjen në Kosovë.
Gjermania me 83-84 milionë, me një përfaqësi shumë më të madhe se Greqia apo Bullgaria, do të duhet t’i nënshtrohet një vetoje të tyre. Kjo është problematikë e BE-së”, është shprehur Hoti.