MENU
klinika

Shpejgon eksperti

Çfarë do të ndodhë me çmimin e apartamenteve

15.11.2023 - 13:14

Reinaldo Pipiria, drejtor Ekzekutiv i NAREA (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme në një intervistë teleivizive komentoi lajmin e daljes së Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave.

Ai tha se ky zhvillim përmirëson imazhin e Shqipërisë dhe rritje besimi tek investitorët e huaj, kryesisht tek ajo kategori që duan të jenë investitorë strategjik në vendin tonë.

“Ne e kemi përshëndetur daljen nga lista gri dhe kemi kontribuuar në të gjithë procesin teksa kemi plotësuar të gjithë kuadrin ligjoi që të bëjë me real estate. Kjo do të thotë e para, për investitorët një imazh shumë të mirë të përmirësuar të Shqipërisë, një garanci për investimet e tyre qoftë edhe sidomos për ata investitorë, të cilët mund të jenë investitor strategjikë të cilët mund të rankohen në bursat ndërkombëtare”, tha ai.

Ai foli për tregun e pasurive të paluajtshme, që sipas tij, ka pasur një rritje prej 8-9 % në të gjithë Shqipërinë. Pavarësisht këtij trendi, Pipiria tha se ndryshimi i normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë do ta ndikojë tregun imobiliar, por kjo mbetet për t’u parë se në çfarë niveli do ndikojë.

Por, a priten të shtrenjtohen edhe më tej çmimet e apartamenteve në vend, për këtë Pipiria mori në shqyrtim disa indikatorë, që sipas tij ndikojnë në tregun e ofertës dhe kërkesës.

“Në të gjitha statistikat tona, në të gjitha zonat e Shqipërisë rritjet janë 8-9%. Në fakt do duhet të ndjekim me shumë vëmendje se si do të reflektohet rritja e normës bazë të interesit në stokun dhe kredive të dhëna për banesa. Pastaj mund të bëjmë parashikime . Gati 1/4 e tregut të pasurisë së paluajtshme ka qenë e fuqizuar nga të huajt. Dinamika dhe tregjet janë duke u zgjeruar. Kredi-dhënia për banesa, përtej shtrenjtimit, nuk ka ndaluar. Po ashtu dhe remitancat nuk kanë njohur rënie”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk ka më apartamente me qira poshtë 300 €“

Ndërtimet s’ndalin shtrenjtimin e shtëpive gjatë 2022!

Në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur...

Apartamentet në bregdet jo vetëm për të banuar, por edhe për të investuar