MENU
klinika

"S’është hetuar siç duhet për shkak të Ramës"

Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, reagon Berisha

15.11.2023 - 14:36

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për mediat tha se është 100% dakord që të hetohet çështja e 21 janarit, protestë në të cilën u vranë 4 protestues.

Ai tha se autor i vërtetë i ngjarjes ishte Rama, ndërsa sulmoi kryeprokuroren e asaj kohe, Ina Rama, duke e cilësuar si militante të PS.

“Jam 100% dakord për hetim dhe rihetim të procesit. Por sqaroj shqiptarëve se nëse ai proces nuk është hetuar siç duhet, vetëm për shkak të Edi Ramës. Për të mbrojtur Edi Ramën, i cili është autori i vërtetë pas asaj që ndodhi. Erdhi rrethoi kryeministrinë, me banda dhe banditë, në një protestë të dhunshme me qëllime të caktuara ndaj pushtetit. Ai i ka në televizion deklaratat e tij. Ishte ai kontekst, që bëri që Ina Rama, dhe jo akuzat e mia ndaj Ina Ramës. Unë bëra të qartë qëndrimet e mia ndaj saj, të mos bëjë ndoshta siç thotë Strasburgu, hetimin e duhur. Ky proces u hetua pasi Berisha iku nga pushteti. U hetua nga Ina Rama, militante e PS, me kredencialet më të ulëta që mund të ketë një njeri.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN