MENU
klinika

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në disa zona

‘Çmendet’ moti në Europë

15.11.2023 - 14:41

Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve të raportuara në disa zona në Francë, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit. Bëhet me dije se gjithashtu janë evakuuar banesa e shkolla në rajonin e Calais dhe në Alpe.

Reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar dëme në qindra qytete dhe fshatra. Ndërkohë autoritetet kanë ndarë një fond urgjencë prej 50 milion €, për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. Ndërsa 80 milionë euro po përdoreshin për të ndihmuar fermerët në zonat e prekura.

Shërbimi kombëtar i motit Météo France tha se disa departamente mbetën në gatishmëri të lartë, pasi gjatë 24 orëve të ardhshme në Francën lindore, mund të ketë përkeqësim të kushteve të motit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Era dhe ngricat bllokojnë edhe transportin

Stuhitë godasin veriun e Europës. Të paktën 4 viktima