Diplomati Samuel Gjoka deklaroi në një intervistë televizive se Greqia nuk duhet të luajë me kartën e ‘Belerit’”, pasi një rast të ngjashëm e ka pasur dhe vetë.
“Shqipëria nuk mund të goditet në një pikë të fortë siç është drejtësia, sepse çështja Beleri ka të bëjë me çështjen e drejtësisë. Një rast të ngjashëm, Greqia e ka pasur dhe në vendin e vetë, ku një kandidat në një bashki aty është penalizuar se ka shkelur proceduarat për veprimtari zgjedhore dhe nuk mund t’ia kërkojë një vendi tjetër”.
Sa i përket raportit të komisionit europian, ai u shpreh në Shqipëri u vlerësua shumë reforma e Gjyqësorit.
“Raporti i Komisionit Europian është një drejtues shumë i rëndësishëm në këtë drejtim dhe aq më tepër që vlerëson shkëputjen e gjyqësorit nga politika. Gjithashtu, vlerëson mjaft dhe i jep hapësirë reformës së zhvilluar nga Shqipëria.
Madje, reforma e Gjyqësorit të Shqipërisë është marrë dhe si shembull për vendet e tjera dhe jo vetëm për vendet aspirante në BE dhe për vetë disa vende anëtare e BE”.