MENU
klinika

Nga “ndarja” e Sarës me Ledrin tek roli që...

Zamira Kita: Sa e lexoi, jo tha nuk do ta bësh këtë film

16.11.2023 - 13:24

Aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka zbuluar detaje te reja nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Ajo ka treguar se si bashkëshorti i saj e ka ndaluar atë të luaj në një film rolin e prositutës.

“Ka qenë një film i Fatmir Korçit. Nekrologji më duket e ka patur titullin. Roli ka qenë i një kryeprostitute, sit ë thuash ka qenë pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter. Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Unë e lexova dhe më pëlqeu, dhe me mendësinë time, ai ishte një rol që do të më krijonte mua mundësinë që të tregoja çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri.

Por, Besi nuk e kuptonte dot kështu. Mjafton që ai filloi ta lexonte e pa që ishte kryeoprostituta dhe tha ‘jo ti nuk do ta bësh këtë film’. Erdha në Tiranë, shkuam në Kinostudio, mora skenarin, shkuan në hotel dhe më tha ‘dale ta lexoj njëherë unë’. Lexojë, i thashë. Nuk do ta bësh këtë tha. Ok, i thashë nuk do ta bëj. Shkova e dorëzova skenarin dhe i thashë më falni nuk e bëj dot, duhet të kthehem.

Nuk ia kam prishur asnjëherë Benit, edhe për projektimin që ai ka thënë jo unë nuk dua që të shkosh. Nuk kam dashur që të bëj një gjë që ai nuk do që unë ta bëj. Por jam përpjekur ta bind në mënyra të ndryshme. Edhe i jam lutur, edhe kam bërtitur dhe jam mërzit, por ia kam dal t’i bëj ato që dua”, tha Zamira.

E teksa u pyet për thashethemet që po qarkullojnë që Sara Hoxha është ndarë nga Ledri, aktorja i mohoi ato.

“Jo Sara nuk është ndarë nga Ledri”– u shpreh aktorja.

Prej kohësh çifti janë në qendër të vëmëndjes së medias rozë për shkak të aludimeve se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku ajo luan duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Ky veprimi Ledrit nxiti aludimet e publikut se dyshja janë drejt ndarjes, mirëpo pavarësisht se çifti nuk ka reaguar mesa duket lajmet nuk janë aspak të vërteta.

Ka qenë vetë menaxheri i këngëtarit ai që konfirmoi ndarjen e dyshes, duke treguar që e vetmja gjë që i lidh ata është vajza e tyre Poem Blu.

Ndërsa më pas u aludua se çdo gjë është bërë për show, pasi Sara dhe Ledri janë bashkë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mamaja e Ledrit tregon për herë të parë takimin me Sarën

“Unë nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si…”