Senatori francez Joël Guerriau, akuzohet se ka droguar një deputete në banesën e tij për ta përdhunuar.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në banesën e senatorit në Paris, sipas RMC.
Senatori kishte ftuar për një një takim në shtëpinë e tij një deputete me të cilin kishte marrëdhënie miqësore.
Pasi ajo kishte pirë një pije në shoqërinë e tij, kishte filluar të ndihej keq dhe është larguar me nxitim. Deputetja ka shkuar menjëherë në spital dhe analizat zbuluan prani ekstrazie në trupin e saj.
Ajo ngriti padi ndaj senatorit francez, i cili u arrestua nga policia në banesën e tij mbrëmjen e së mërkurës.
Joël Guerriau u fut në paraburgim pa iu hequr imuniteti i deputetit. Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesën e tij u gjet ekstazi.
66-vjeçari Joël Guerriau është senator për Loire-Atlantique që nga viti 2011 dhe aktualisht nënkryetar i komitetit për punët e jashtme, mbrojtjen dhe forcat e armatosura në Senat.