MENU
klinika

“Rusia kërcënon Ballkanin”

DASH paralajmëron të tjera sanksione

17.11.2023 - 14:41

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të mbrojtur rajonin e Ballkanit Perëndimor ndaj manovrave dashakeqëse ruse që kanë si synim kryesor destabilitetin.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Matthew Miller e beri të qartë se Washingtoni do të vijojë të vendosë masa ndëshkuese ndaj individëve dhe ndaj entiteteve qe kercenojne integritetin e institucioneve shteterore ne rajon.

Miller shkroi se “Duke iu kundërvënë veprimeve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Shtetet e Bashkuara njekohesisht angazhohet per te ndeshkuar aktoret e korrupruar qe perpiqen te minojne institucionet shteterore ne te gjithe rajonin.”

Shtetet e Bashkuara te Amerikes Sanksionuan nje dite me pare 10 individe nga vendet e Ballkanit Perendimor per perhapje te ndikimit rus ne rajon dhe perfshirjen e tyre ne akte korruptive.
Ne mesin e indiviteve te sanksionuar ishin zyrtare te larte nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi , Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane bere te qarte edhe me pare nepermjet qendrimeve te tyre zyrtare se do te vijojne luften e tyre kunder ndikimit dashakeqes rus ne Rajonin e Ballkanit Perendimor qe synon te kercenoje sundimin e ligjit, stabilitetin dhe sovranitetin ne rajon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zjarri në Ballkan është afër, ja plani i Putinit"

Avokati serb: Beogradi i kapur nga Rusia!


“Vuçiç dhe Thaçi ranë dakord për shfuqizimin e..."

Grenell zbulon se si dështoi ‘marrëveshja finale’ Kosovë-Serbi

REL: Më mirë të mos jetë, sesa të marrë notë negative

Prishtina s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE…

“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën