“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A mundet që konsumi i tepërt i sheqerit të shkaktojë migrenë?
Mjeku: Marrja e sasive të mëdha të sheqerit mund të çojë në simptoma të ndryshme. Konsumimi i sheqerit është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, megjithatë shumica prej nesh nuk e kuptojnë se sa i dëmshëm mund të jetë konsumi i tepërt i sheqerit.
Migrena dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh, por mund të ndodhë dhe nga mungesa e magnezit, dehidratimi, stresi apo dhe nga konsumi i tepërt i sasisë së sheqerit. Kjo e fundit bën që të rritet niveli i sheqerit në gjak, gjë e cila shkakton dhimbje koke, veçanërisht pas ngrënies.
Migrena është gjithashtu shumë e zakonshme te njerëzit që vuajnë nga diabeti. Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të kenë një regjim të rregullt ushqimor dhe të bëjnë një gjumë të qetë rreth 6-8 orë.
Sasia e reduktuar e sheqerit në gjak si pasojë e shmangies së vakteve mund të aktivizojë migrenën. Gjithashtu konsumimi i një sasie të madhe sheqeri shkakton një kulm dhe më pas një rënie të sheqerit.
Prandaj është e rëndësishme të balanconi sheqerin e lartë në gjak duke:
Reduktuar marrjen e sheqerit;
2. Ngrënë fruta në vend të ëmbëlsirave;
3. Konsumuar fibra në çdo vakt;
4. Ngrënë ushqime të shëndetshme në vend të ëmbëlsirave;
5. Ngrënë ushqime me proteina;
7. Pirë shumë ujë gjatë ditës për të evituar dehidratimin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.