MENU
klinika

U përfshi në vrasjen e bujshme në ish-Bllok

SPAK lëshon urdhër arrest për Ervin Matën

20.11.2023 - 21:45

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar 11 urdhër arreste të akuzuar për vepra të renda kriminale.

Sipas News24, urdhër arrest është lëshuar edhe për Ervin Matën, i cili ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ai u vete dorëzua pas 6 muajsh në drejtorinë e policisë së Tiranës ku dëshmoi dhe tregoi gjithçka ndodhi natën e 4 tetorit 2018.

Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar.

Kujtojmë që në operacionin e sotëm (20 nëntor) të SPAK është vënë në pranga Erzen Breçani dhe djali i tij i madh si dhe shefi i krimeve të komisariatit numër 6.

Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Erzen Breçanit, arrestohet edhe djali i tij

SPAK ‘blindon’ Tiranën/ Lëshohen 12 urdhër arreste


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin