MENU
klinika

Nuk ka ndodhur kurrë, prej krijimit të GJKKO

Kush është gjyqtarja që liroi Jamarbër Malltezin

21.11.2023 - 18:49

Iliriana Olldashi, është gjyqtarja e cila shqyrtoi çështjen e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Seanca në Apelin e Posaçëm për Berishën dhe Malltezin, e cila drejtohej nga gjykatësja, Iliriana Olldashi, ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ndërsa avokati Genc Gjokutaj bëri me dije se për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk është ndryshuar masa e sigurisë.

Vendimi i GJKKO-s ka qenë rasti i parë për ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie, vendim i cili nuk është marrë asnjëherë më parë që nga krijimi i kësaj gjykate.

Ky standard gjykimi nuk është zbatuar as për të akuzuar të tjerë të cilët kanë patur akuza nga më të ndryshme duke marrë rastet, e katër ish-kryebashkiakëve, Vangjush Dakos, Safet Gjici, Fatos Tushe dhe Fredi Bejlerit edhe në rastin e ish-drejtorit të RTSH-s, Thoma Gëllçi, GJKKO ka vendosur masë arrest me burg.

E njëjta gjyqtare ka dhënë vendime edhe më ekstreme si në rastin e deputetit, Alqi Bllako. Ky i fundit u lirua nga burgu por gjyqtarja Olldashi, vendosi ta rikthejë sërish në qeli.

Një prej vendimeve më të debatuara ishte ajo e pak kohëve më parë, kur Olldashi vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, për të vendosur nën sekuestro serverin e nje medie, pasi redaksia zbuloi atë që njihet si skandali i “patronazhistëve”.
Olldashi, caktoi “arrest me burg” për të ndjerin Enver Sheshi. Avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.

Pak kohë më parë ajo ishte në qendër të një skandali që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, të cilët e akuzuan gjyqtaren për shantazh dhe presion ndaj gazetarëve të cilët denoncojnë skandale të lidhura me politikanët – raporton VoxNews.

Gjyqtarja e rreptë çuditërisht u zbut me Malltezin.

Ajo e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërsa në vitin 2005 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Nga marsi i viti 2020 e deri më tani, Iliriana Olldashi mban pozicionin e gjyqtares në Gjykatën e Posaçme te Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

E kaloi vetingun në vitin 2019./Dita

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN