Ne e themi këtë çdo vit, por 2023-shi kishte një sërë tendencash të lezetshme bukurie. Qoftë nëse keni eksperimentuar me nuancën e lëkurës, keni shijuar thonjtë ekstravagantë ose keni provuar grimin e lehtë, ka shumë tendenca që kanë përcaktuar standardet e bukurisë për vitin që po lemë pas.
Disa prej tyre funksionuan. Të tjerat jo aq shumë. Ndërsa, jemi disa javë larg ndërrimit të kalendarit vjetor, 13 stilistë flokësh, ekspertë të kujdesit të lëkurës dhe artistë të thonjve ndajnë tendencat e bukurisë që do i lemë pas në 2023-ishin dhe ato që parashikohet se do të bëjnë namin në 2024-ën.
-Thonjtë
1-Jo më thonj aura! Zgjidhni modele minimaliste në vitin 2024
2-Harrojeni version mat, modelet 3D dhe me shkëlqim do të bëjnë namin
3- Nuanca e bardhë apo rozë e lehtë, ja lenë vendin kafesë së theksuar ose ngjyrës gold
4- Motive me kuadrate janë “old fashion”! Në 2024-ën bëhuni gati për thonj me skaje të theksuara dhe ngjyra të forta
5- Thonjtë katrorë nuk do jenë më të preferuar se ata ovalë që do i shihni kudo vitin tjetër
-Flokët
1- Modelet e flokëve me topuz do i shihni më rrallë në 2024-ën. Në vend të tyre, IN janë flokët e dendur dhe me onde
2-Flokët natyralë rikthehen trimufues vitin tjetër, ndërsa fijet nuk do të jenë në vëmendjen e parukierëve
3- Flokë Bob me volum dhe onde, të preferuarat e 2024-ës
4- Hiqni dorë nga “loja” me ngjyrat në flokët kaçurrelë dhe zgjidhni modelin njëngjyrësh
5- Thuaji “jo” gërshetave të gjatë sepse vitin e ardhshëm modeli i gërshetave të shkurtër do të jetë dominues
-Grimi
1- Jo më qerpikë të gjatë, por natyralë
2- Make up-i festiv zëvendëson grimin e pastër dhe të lehtë
3- Më pak efekt barbie në make up dhe më shumë të kuqe te sytë gjatë 2024-ës
4- Teknologjia në shtëpi për vitin e ardhshëm: trajtim LED për fytyrën që mund ta bëni vetë