MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Publiku ‘mbron’ balerinën, Olta Gixhari shpërthen ndaj tyre

26.11.2023 - 12:47

Performanca e Eni Shehut dhe partneres së tij në kërcim Odeta mbrëmjen e djeshme nuk u pëlqye shumë nga juria e “Dancing with the Stars”, sidomos Olta Gixhari.

Publiku reagoi me ovacione për balerinën që e kundërshtoi, Olta Gixhari iu drejtohet: Nuk ka nevojë për duartrokitje
Aktorja e kritikoi ashpër aktorin dhe balerinën e tij duke dhënë që Eni këtë herë nuk ka kërcyer por thjeshtë ka mbajtur në ajër partneren e tij.

Kjo vërejtje solli një kundërpërgjigje nga Odeta, e cila nuk u pajtua me komentet e Oltës duke thënë se ata performuan një rumba dhe nuk mund të kërcehej pa sensualitet.

Menjëherë pas kësaj reagoi edhe publikun në salli i cili filloi të duartrokisnin në mbrojtje të Odetës dhe performancës së tyre.

Kjo gjë e acaroi më shumë aktoren e cila iu tha publikut: “Nuk ka nevoje për duartrokitje se…”, ndërsa i tha balerinës që detyra e saj ishte që të nxirrte në pah Enin duke kërcyer.

Pjesë nga biseda

Olta: Avantazhi juaj është që ti Odeta bën koreografinë dhe unë nuk do të doja që në puntatën e 8 të ‘Dancing ëith the Stars” Eni të paraqitet me këtë koreogari që në 90% të mban ty.

Odeta: Unë nuk jam dakord me këtë që sapo the Olta.

Olta: Unë e pashë me sytë e mij.

Odeta: Aq më tepër që në këtë natë jemi në një kërcim rumba, që është një nga kërcimet sensuale që flirton mashkulli me femrën. Në momentin që i gjithë sensualieti nuk mund të ndodhë larg njëri-tjetrit. (publiku duartrokasin balerinën)

Olta: Nuk mund të kërcejë ai pa sensualitet? Nuk ka nevojë për duartrokitje se…

Odeta: Mendoj që nga fillimi në fund Eni i ka pasur hapat e vet të rumbës. Ndihem shumë përgjegjëse ndaj ccdo kritike dhe ndaj ccdo analize që bëni sepse e para që unë jamë bashkëudhëtare me Enin dhe…

Olta: Avantazhi juaj është që ju e bëni koreografinë dhe unë do të doja që Enin ta nxirrje më shumë në dritë që të kërcente dhe ne të shikonim.

Odeta: Pikërisht…

Olta: Nuk mund të flasim te dyja për një herë. Me rradhë. Sot nuk kishte hapa fare, Eni të ka mbajtur vetëm ty.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Planet për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”!

Luiz Ejlli heq dorë nga dëshira për t’u bërë “showman”

Rikthehen përplasjet mes ish-banorëve të BBV

Olta Gixhari, “Maestro” e Fifi, ja sfida që i bën bashkë