Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka provokuar sot nga Shkupi. Në Këshillin e 30-të Ministror të OSBE-së, ai tha se Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e asaj organizate. Duke komentuar pretendimet se Shqipëria ka kërkuar që Kosova të jetë anëtare e OSBE-së, Daçiç tha se fatmirësisht vendimet merren me konsensus në atë organizatë.
“Kosova kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e OSBE-së sepse Serbia nuk do të pajtohet me të”, tha Daçiç.
“Është hipokrite që dikush këtu të flasë për nevojën e mbrojtjes së parimit të integritetit territorial dhe të propozojë hapur shkeljen e parimit të integritetit territorial të Serbisë”, vijoi ai.
Daçiç tha se në këtë kuptim, shefi i misionit serb në OSBE, Zharko Obradoviç, po i njofton njerëzit nga vendet mike me situatën në Kosovë dhe Metohi.
Në këtë kuptim, ai përkujtoi se misioni i OSBE-së i organizoi zgjedhjet në Kosovë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe tani, thotë ai, Aljbin Kurti nuk do t’i ftojë as në zgjedhjet në Kosovë, derisa t’i lejojë serbët të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
“Kaq kemi arritur në mosbindjen e marrëveshjes nga Brukseli”, vuri në dukje Daçiç.