Këngëtari me famë botërore Drake pasi u shfaq me një zhaketë të kuqe me famurin shqiptar në shpinë në ditën e Çlirimit të Shqipërisë, në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites” është bërë kryefjala e medias rozë ne vendin tonë.
Mirëpo në një paragraf të këngës të cilën ai zgjodhi që ta publikojë në një ditë kaq të rëndësishme për popullin shqiptar, Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana për të cilën thotë se ia ka thyer besimin.
“Mariana, ti më theve besimin. Pse duhet të dëgjosh propagandën? Ne sapo thyem akullin, dhe tani ne të dy po largohemi. U tregova i sjellshëm, nuk e kuptoj, duhet ta lini motrën të jetë zëri i arsyes, ose është teksti juaj që po e lexoj gabim, ose janë thjesht veprimet e tua mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, e di vetëm se tensioni po rritet…”– thuhet në këngën e artistit.
Megjithatë mediat e huaja menjëherë pas kësaj kanë nisur hulumtimet për të zbuluar se kush është vajza që i theu zemrën këngëtarit, dhe sipas tyre Mariana është shqiptare.