MENU
klinika

(VIDEO)

Pas 28 nëntorit, Drake surprizon shqiptarët

30.11.2023 - 12:32

Reperi kanadez me famë botërore, Drake ka rezervuar një surprizë të bukur për shqiptarët, një ditë pas Festës së Pavarësisë.

Pasditen e sotme ai ka publikuar këngën “Polar Opposites” me detaje të theksuara shqiptare duke nisur nga xhaketa e kuqe me shqiponjën e zezë pas që mban veshur gjatë gjithë videoklipit.

Në videoklip duket se ka edhe shqiptarë të cilët janë pjesë e rrethit të tij shoqëror të veshur po kuq e zi.

Ndërsa në një moment, reperti përmend edhe kryeqytetin e Kosovës duke thënë: “Nuk e di sesi i bëjnë ato gjërat në Prishtinë!”.