MENU
klinika

Ndërroi jetë 10 vjet më parë

Sot, përkujtimorja e aktorit Paul Walker

01.12.2023 - 13:08

Ditën e sotme aktori Paul Walker, mbushi një dekadë që është ndarë nga jeta tragjikisht.

Me 30 nëntor të vitit 2013, Paul ishte nisur në një event të fondacionit të tij, kur makina e tij mori flakë dhe humbi jetën në mënyrë tragjike së bashku me shokun e ngushtë. Aktori i njohur ka lënë pas dhe një vajzë e cila sot është 25 vjeçe.

Paul William Walker, është aktor amerikan, i cili ka lindur më 12 shtator 1973. Ai u bë i famshëm në vitin 1999, pas filmit me rolin “Varsity Blues”. Ai ishte gjithashtu një nga protagonistët kryesor në të gjitha filmat që ai luajti si : “Fast and Furious”, më pas “Takers”, “Into the Blue”, “Joy Ride”, “Timeline”, dhe filma të tjerë.

Paul ishte më shumë se një aktor i talentuar. Ai ishte një humanitar i angazhuar që krijoi organizatën jofitimprurëse, “Reach Out Worldwide”, për të mbështetur njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore.
Vajza e tij, Meadow ka publikuar shpesh në profilin e saj në Instagram foto ku i bën dedikime prekëse të atit, në një foto ajo shkruan:

“Duke menduar për ty.’’

5 vjet pas ndarjes së tij nga jeta ka dalë edhe dokumentari kushtuar aktorit dhe së bijës. Në dokumentar është treguar lidhja e veçantë e Paul me vajzën e tij, Meadow.

Te afërmit e aktorit rrëfehen duke treguar se Paul ishte shumë i lidhur me të bijën dhe ditën e aksidentit te datës 30 nëntor 2013 kishin ngrënë mëngjesin bashkë.

“Paul e adhuronte të ishte baba. Ishte mjaft krenar për Meadow.”

Kurse e ëma e aktorit ,Cheryl, flet për gëzimin që ndjente duke e shoqëruar mbesën çdo ditë ne shkollën e kërcimit.