MENU
klinika

Së shpejti rifillon!

Drama ‘’Tri gra në Misugi’’ do të shpërthejë Teatrin

24.12.2018 - 12:13

Nga Eugent Kllapi/

E ardhur nga një kulturë të ndryshme nga e jona, nga Orienti i largët ku humbet, po ku perfeksionizmi thur të bukurën në art dhe hijeshinë në perfeksion, vjen një temë e njëjtë për çdo shoqëri për qenien dhe për njerun. Egoizmi, egoizmi i shndërritur në shumë forma, një formë e tillë shndërrohet në një formë gjarpri brenda vetes, si formë tjetër jete brenda jetës, që nxjerr në pah dëshirën të cilët të tjerët ta dashurojnë atë më shumë se ai të dashurojë të tjerët.

Kjo qenie misterioze që nuk i ndahet dot unit pompoz, unit të deformuar, ku nuk i intereson shkrirja me tjetrin, gjendjet, objektet për njohje por i intereson më shumë hunda e vet, vjen në mjeshtëri në një dramë. Drama e vërtetë e jetës së njohjes, e qenies, e marrëdhënieve, midis vetes dhe tjetrit, ku ta zbulojmë veten tonë?

Dramat janë të shumta në jetë, porse një dramë është më e njëjtë se shumë drama, është një nga më të rëndësishmet, drama si ne duam të duam dhe të duhemi dhe si e japim atë. Drama e dashurisë është më e fortë se e urrejtjes, dhe se dramat e tjera sikur rrethrrotullohen në një qëllim, për dashurinë e njeriut për vetveten, të tjerët. Edhe vetë urrejtjet duhet të hapin portën e dashurisë për të kaluar.

Në formë të një ambienti të mbyllur, në një dhomë që quhet teatër kjo lojë mjeshtërore, loje e jetës po dhe e ekzistencializmit së njeriut vjen në fund të vitit në Teatrin Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’.

Drama ‘’Tri gra në Misugi’’ vjen pas një turneu të gjatë nga tetori dhe e kalitur në ndjenjat e mesazhet që jep. Dhe ajo do të rikthehet plot me shpërthime emocionesh për artdashësin në orën 19:00 në datat 27-28-29 dhjetor në mjeshtërinë e Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj bazuar ne novelën e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue.

Vepra është përkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Anxhela Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, Video dhe foto nga Gert Izeti.

Në thelb të dramës shkrimtari i novelës japoneze Yasushi Inoue, ka tri letra dërguar Misugit, i cili është një një trilemë tragjike dashurie për t’u përballur.

Në katër personazhe, në mënyrën si dublohen nga personazhet e Inouas shfaqet një ndodhi sa e gjithë jeta. E hedhur në situatën e sotme në tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa teatrale zbërthehet me ngjyresat e shijeve orientale.

Dramë është konceptuar midis monologjeve  të letrave që zbërthejnë psikologjinë njerëzore në marrëdhëniet midis vetes dhe tjetrit, por një marrëdhënie midis vetes dhe tri të tjerave është më e vështirë, për më tepër kur quhen gra, aty ku drama ngelet më gjatë në emocione.

Në disa personazhe në tri letra, këtij burrit, të cilit i drejtohen këto letra, i vijnë tri gra, tri gra të zbërthyera në karakterin e tyre, në dëshirat e brendshme të grave japoneze.

Këtu shfaqet dilema e madhe që shumëkush e përjeton dhe nuk ka nevojë për kohën e shkuar apo të tashme dhe për asnjë lloj qytetërimi. Dhe ajo është, si është më mirë të të duan apo të doni, t’ju dashurojnë apo të dashuroheni, kjo është çështja?

Mos vallë të gjitha shtresëzimet e sjelljes sonë kanë për qëllim të arrijnë në pikën kulmore, të na duan dhe të duam, mos vallë njeriu duhet të mos rrijë pa dashuruar përndryshe nuk ka as qetësi dhe as drama më të forta që e bëjnë atë njeri?

Karakteri egoist i njeriut do sigurisht ta duan, dhe kjo formë është bërë më shumë se individuale, është shoqërore dhe një orientim i personaltietit të njerut.

Loja aktoriale vjen me metaforën e një gjarpri që fshihet thellë te njeriu, ai gjarpër që është i mbrujtur si me ndërgjegje dhe me nëndërgjegjen sjell ”un” që shpreh vetvetja për të qenë plot ngjyra brenda hises së vet.

Në këtë  lojë aktoriale shkrihen njësh si aktori dhe personazhi, personazhi duket si aktor dhe aktori si personazh i jetës së përditshme. Një lojë realiste me publikun përballë që në një mënyrë apo tjetër duket sikur është në po të njëjtën dramë, në të njëjtin teatër ndjenjash, një teatër që futet brenda një teatri ku çdo gjë funksionon sipas një regjie tjetër teatrale. Por publiku më shumë se flet dëgjon.

Dëgjon lojën mjeshtërore të Suela Bakos e Romir Zallës. Një femër me plastikë të jashtzakonshme që ndërthur ecejaket e imazhit të saj nga butësia në ashpërsi, nga ëmbëlsia orientale në prepotencë femërore shqiptare, një imazh mbreslënës zgjuarsie femërore në një shpërthim ndjenjash universale që ndërthuren bukur falë hijedritës që lë teatri dhe falë ngjyresave që japin kostumet me shije orientale, shije që mban aromë më shumë se ngjyra të tjera, të kuqe, të kuqe si simboli i dashurisë dhe i flakës, të një tragjdie që njeriu e mban brenda vetes në vena në formë gjaku. Një aromë gruaje që vjen me forcë për të qenë, për të dashuruar, për të jetuar ashtu si do ajo.

Është një lojë që bëhet magjike deri në suerealizëm tëë ndërthurur me një realizëm të jetës sonë  të përditshme. Është pjesë e jonë e dramës, e për këtë shkrimtari japonez ka ditur të ndërthurë të vërtetën që vlon brenda vetes sonë, mashkullore apo femërore qoftë.

Drama e parë nga publiku vjen e trajtuar në tri gra. Këto e kanë lidhur fatin, ose fati i ka lidhur ato me një burrë dhe ky fat do treguar mirë, jo vetëm burrit po edhe publikut. Kjo është loja mjeshtërore që teatri me këtë trupë të mrekullueshme do të përcjellë.

Brenda një dashurie ka një formë çmendurie, kjo çmenduri në pasion, jetë, dramë, tronditje të një njeriu apo e shumë njerëzve a mos vallë shfaqet si ngjyresa që duan të njëjtën gjë, të përjetojnë vetveten apo të japin përjetime?

Kjo është loja mjeshtërore që kërkon një mesazh dhe që e jep aq bukur teatri në penën e një shkrimtari japonez. Dhe tronditesh sa herë mundohesh ta kuptosh, brenda kuptimit të dashurisë vlon kodi njerëzor, hiq dashurinë dhe njeriu nuk është më, kthehet në marrëdhënie e pavlerë. Të japësh dhe të marrësh apo të marrësh për të qenë në dhënie, kjo është çështja.

Në të gjitha situatave dhe në të gjitha rrethanat shfaqia është mënyrë për të arritur te realiteti, të vërtetat, por sepse do artistë që nuk kohet kur është ngjizur teatri dhe dramat, që nga kjo kohë artistët burojnë nga vendi ku janë ngjizur, falë teatrit për të qenë ashtu si dinë ata.

Mos mungoni në fundvit, Teatri Eksperimental do të shpërthejë nga emocionet, është një shfaqie e cila mund të lërë gjurmë në personalitetin tuaj! Shijon më shumë se një bakllava.

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!