Nga Fahri Xharra
“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi “–
Kjo, që e shihni në këtë foto është mjerim` i trashëguar me shekuj. Dikur, në fillim të shekullit 20-tw e kërkonim çlirimin nga turku dhe që të kishim shtetin tonë.
E drejt, pas 5 shekujsh varfërije dhe robërije ! Nuk lejonin; pushtuesi dhe fqinjët. Pushtuesi pa fije turpi kërkonte me ngulm që të mbetemi bastion i tij në Europë kurse fqinjët tanë i lakmonin tokat tona.
Ju merr mendja që ky burrë i veshur me lecka mbi lecka kishte kohë të mendonte për shkollim ?
Uh, bre! harrova . Po ne nuk kishim shkolla në gjuhën tonë- nuk na lejohej shkollimi, 500 vjet pa shkollim në gjuhën e nënës.
Pa shkollë dhe të varfër .
“mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim “ – po këtu ishte qëllimi , të mbesim të varfër dhe mos të na shkonte mendja në shkollim.
Po u shkollua shqiptari- osmanët i mori lumi ; thoshte një pasha turk.
“mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese”.- po ashtu na donte turku.
Zhelet e leckosura ta humbin mendjen:
“ mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,”
Si ore , si keni guxim të kërkoni të rikthehet mjerimi dhe varfëria shekullore ?
“mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.”
Nejse, fotoja është e viteve kur ne kërkonim të kemi shtetin tonë, dhe kjo foto ishte shumë qëllim keqe; ishte e gatitur nga armiqtë e pavarësisë :” Ky popull nuk meriton shtet ! “
Por, falë Perandorisë austro- hungare , neve na u ngritë flamuri në Vlorë!