MENU
klinika

Arsyeja

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari shkon në SPAK

04.12.2023 - 11:08

Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur mëngjesin e sotëm (4 dhjetor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kjo është hera e dytë që Hajdari paraqitet në SPAK pas hetimeve që kanë nisur ndaj tij për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpriste mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.

Ishte koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ që kërkoi verifikimin e pastërtisë së figurës për Kreshnik Hajdarin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky i fundit nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999.

Për këtë çështje, drejtësia shqiptare iu drejtua asaj greke, ku konfirmoi se Hajdari rezultonte i dënuar. Pas Qerim Ismailajt të Mallakastrës, ky është rasti i dytë që KQZ vendosë për vijimin e mandatit.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Lefter Maliqi, ish kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës ka dorëzuar më herët në SPAK kallëzim për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai ka paditur Hajdarin dhe biznesmenin Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Edhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë, ku u rinumëruan 18 kuti, Maliqi hodhi akuza për krime zgjedhore.

Ndërkohë kujtojmë se më 14 nëntor, Ilirjan Celibashi vendosi që Kreshnik Hajdarit mos t’i hiqet mandati, pasi dënimi i tij për kalim të parregullt të kufirit nuk përbënte vepër penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U paraqit në SPAK për fshehjen e dënimit në Greqi

Koalicioni “BF” çon në KAS vendimin e KQZ për kryebashkiakun e PS


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier