MENU
klinika

"Njërin prej tyre nuk e gjen dot gjykata"

“Abdyl dhe Arsen Ramën i përdor policia”- Avokati i Fredi Belerit: Janë të dënuar

05.12.2023 - 17:44

Avokati i Fredi Belerit në përfundimit të procesit ka deklaruar se Abdyl dhe Arsen Rama janë dy persona të dënuar nga gjykata.

Sipas tij, dëshmitë e dy vëllezërve nuk qëndrojnë.

Një nga dëshmitarët kyç të këtij procesi, Abdyl Rama, nuk ndodhet në Shqipëri dhe sipas sistemit tim rezulton të ketë dalë nga Shqipëria më 22 korrik dhe se prej asaj kohe nuk kishte hyrë më në Shqipëri.

“Abdyl Rama dhe Arsen Rama janë dënuar në 2-3 gjykata të Shqipërisë për çështje të ndryshme. Në 19 qe është shtyrë gjyqi ai ka një gjyq këtu dhe nuk e gjejnë dot. Ky është Abdyl Rama që nuk e gjejnë dot.

Janë dy vëllezër që kanë organizuar të gjithë këtë. Njëri vëlla është në mbrojtje të tjetrit. Kjo është e vërtet. Janë disa herë të dënuar të dy, i përdor policia”, tha avokati i Belerit.

Seanca u shty që të merret në pyetje Pandeli Kokaveshi, ndërsa vetë Beleri nuk preferoi të jepte dëshmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qeveria e Shqipërisë s’burgos askënd. Subjekt i SPAK…!"

‘Beleri’/ Ministria e Jashtme reagon ndaj Athinës: Keqardhje!