MENU
klinika

Nisni tani dhe shihni rezultate deri në Krishtlindje!

Çfarë është metoda 90-30-50 që propozon dietologia e famshme?

06.12.2023 - 08:03

Në dy periudha të vitit midis stresit për paratë, punën, dashurinë, familjen dhe shëndetin, kujtohemi që mund të kemi marrë disa kilogramë më tepër se ç’duhet. Në këtë rast, mund të përjashtojmë lehtësisht ata që kanë vullnet të kujdesen përmes aktivitetit fizik, çdo muaj të vitit.

Së pari, në prag të pushimeve verore të gjithë kërkojmë metoda si të heqim disa kilogramë që kemi fituar gjatë dimrit, ndërsa në dimër, në prag të festave na duhet të bëjmë disa llogari që të mos fitojmë më shumë se ç’duhet.

Në më pak se një muaj deri në Krishtlindje, mund të duket e kotë të përpiqesh të humbësh pak peshë.

Për të mos përmendur vështirësinë, kur përballesh me një sërë ushqimesh të pafundme të shijshme dhe kalorike festive në prag të festave.

Por një dietologe amerikane, Courtney Kassiss, pretendon se ka një mënyrë të thjeshtë për të hequr disa kilogramë, pa pasur nevojë të kufizoni veten.

Sipas saj, me vullnetin për ta nisur e më tej për t’ju përmbajtur, ju mund të shihni disa rezultate deri në Krishtlindje.

Ajo zgjedh ta quajë propozimin e saj si ‘Metoda 90-30-50’

Nëna e dy fëmijëve, e cila fillimisht u bë e njohur në platformat e rrjeteve sociale, thotë se teknika e saj përfshin konsumimin e të paktën 90 gramë proteina, 30 g fibra dhe 50 g yndyra të shëndetshme në ditë.

Ajo e promovon dietën e propozuar prej saj, rregullisht në faqen e saj në TikTok, duke pretenduar se e ka ndjekur këtë metodë për thuajse një vit, dhe se brenda dy muajsh ka arritur të humbasë deri në 7 kg.

Në mbishkrimin që i bashkëngjit një klipi të postuar së fundmi, dietologia thotë se ndoqi dieta kufizuese për vite dhe ishte “aq e frustruar nga rezultatet jo efektive”.

Por ajo zgjodhi të ushtrohej me metodën ’90-30-50′ për të parë një ndryshim tërësor në udhëtimin e saj shëndetësor.

“Së bashku, këto lëndë ushqyese punojnë për të rritur metabolizmin, për të mbështetur proceset e djegies së yndyrës, për të nxitur ngopjen, për të balancuar sheqerin në gjak dhe për të rritur masën e dobët të muskujve, të cilat të gjitha mbështesin qëllimet optimale të shëndetit dhe humbjes së peshës”, pohoi Courtney.

“E bukura e metodës është se nuk do t’ju detyrojë të kufizoni ushqimin që hani”, shton Courtney

Në fakt, shpesh do t’ju shohim duke ngrënë më shumë në mënyrë që të arrini sasinë e rekomanduar të proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Por, cilat ushqime kanë proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme?

Burime të mira ushqimore të proteinave janë mishi, peshku, produktet e qumështit, vezët, arrat dhe soja, fasulet, bizelet e thjerrëzat.

Sa i përket fibrave, udhëzimet thonë se duhet të hani rreth 30g në ditë, ashtu siç rekomandon Courtney. Ju mund ta bëni këtë duke zgjedhur bukë integrale, drithëra për mëngjes apo drithëra integrale, makarona ose oriz, fruta, perime, bizele, fasule, arra, fara dhe patate me lëkurën e tyre.

Së fundi, yndyrat e shëndetshme, të njohura gjithashtu si yndyra të pangopura, mund të gjenden në vajrat bimore (të tilla si ulliri, canola, luledielli, soja dhe misri), arrat, farat dhe peshku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN