MENU
klinika

Historia e ndërrimit të viteve

Pse dhe kur festohet viti i ri?

24.12.2018 - 13:39

Zakoni i shënimit të fillimit të Vitit të Ri daton që 4.000 vjet më parë dhe ka rrënjët e tij në Babiloninë e lashtë në Mesopotami.

Dielli si hyni i plotfuqishëm u adhurua rreth 2.000 vjet përpara lindjes së Krishtit. Nga qyteti shumë i lashtë i Babilonisë këto zakone pagane u kaluan në Greqinë e lashtë.

Në Athinë antike ekzistonte një epigraf që zbulonte një ceremoni fetare që ndodhte në fillim të Vitit të Ri, në ditën e fundit të vitit që po largohej, gjë që përfshinte vetëm një numër të vogël njerëzish.

Kremtimi ishte një sakrificë e zyrtarëve që largohen për Zeusin Shpëtimtarë dhe hyjneshën Athinaja Shpëtimtare, që synonte të siguronte bekimet dhe favoret e dy perëndive për vitin e ardhshëm të ri.

Viti i Ri Romak fillimisht korrespondonte me ekuinoksin e pranverës, por më vonë bazuar në kalendarin diellor festimi i ndrrimit të motmoteve u bart në datën e saj të njohur të 1 janarit. Emri i muajit të parë rrjedh nga hyjnia me dy fytyra i quajtur Janus, që konsiderohen zot i ndryshimeve dhe fillimeve.

Gjatë periudhës romake, marsi shënonte fillimin e kalendarit. Më pas, në vitin 46 para Krishtit, perandori Gaius Julius Cezari krijoi kalendarin Julian, i cili përcaktoi vitin e ri i cili festohet edhe sot.

Gjermanët e quajnë Vitin e Ri “Silvester”, në nder të Papa Silvesterit të I-rë i cili vdiq më 31 dhjetor 335. Sipas legjendës, jo-besimtarët që ishin rreth tij mbyteshin me kocka të peshqve. Prandaj, disa njerëz bestyt pohojnë se njëri prej tyre shmangte peshkun atë natë, ose të paktën hante me shumë kujdes.

Viti i Ri Keltik. 1 nëntori është festë keltike e Samhainit. Samhain dhe viti i ri keltik fillojnë në muzg më 31 tetor, fillimi i ditës së Keltit.

Viti i Ri në Mesjetë – Në disa vende, si Venecia, Viti i Ri fillonte më 1 mars ndërsa në vende të tjera, fillonte në Krishtlindje ose Pashkë. Tradita Angli-saksone festonte 25 dhjetorin si Vitin e Ri, por kjo u kthye në Mesjetë më 25 Mars, dhe më pas në shekullin XVIII filloi të festohet me 1 Janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN