“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kam bursit. Si të lehtësoj dhimbjet?
Mjeku: Megjithëse bursiti përgjithësisht zhduket brenda pak ditësh ose javësh, dhimbja mund të jetë e vazhdueshme. Trajtimi fillestar zakonisht përbëhet nga barna anti-inflamatore jo-steroide (NSAID), të tilla si ibuprofeni ose Piroxicami, për të zvogëluar dhimbjen dhe inflamacionin. Akulli mund të aplikohet në zonën e prekur (jo direkt në lëkurë), siç rekomandohet nga mjeku. Një kortikosteroid (kortizonik) mund të injektohet në dhe përreth bursës së inflamuar. Në raste të rënda, mund të jetë e nevojshme që të përdoret një gjilpërë për të tërhequr (thithur) lëngun nga bursa e inflamuar dhe e fryrë. Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit (shtypjes). Në kushte të vazhdueshme (kronike), bursat mund të hiqen në mënyrë kirurgjikale. Një program me fizioterapi që përfshin tërheqjen dhe ushtrimet e përqendruara forcuese mund të jetë i dobishëm. Një fizioterapeut mund të aplikojë nxehtësi dhe ultratinguj për të relaksuar nyjet artikulare. Bursiti mund të përsëritet, veçanërisht nëse angazhoheni rregullisht në stërvitje të forta ose në punë fizike të rëndë. Duhet të merrni masa për të shmangur tendosjet ose dëmtimet e mëtejshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.