Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ka deklaruar se nga viti që vjen Shqipëria do të shtojë trupa mbrojtëse në KFOR dhe në rajon.
peleshi
Peleshi deklaroi se “Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani’.
Ndër të tjera, ministri u ndal dhe tek edukimi ushtarak, ku deklaroi se kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s.
Niko Pelshi: Edukimi ushtarak do të jetë një komponent i përhershëm i zhvillimit tonë të mbrojtjes vetëm për të siguruar arsimimin e nevojshëm për ushtarakët, por edhe për të kultivuar karakterin dhe ndjenjën e patriotizmit. Ndërkombëtarizimi i edukimit ushtarak për të kontribuar me dije edhe për vendet e rajonit e më gjerë, tashmë ka filluar.
Kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s. Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani. Shqipëria sot është eksportuese e paqes, prezente në 8 misione ndërkombëtare, në KFOR Kosovë, Bosnjë, Iraq, Detin Mesdhe, Letoni, ejt.