MENU
klinika

"Ja çfarë më tha për vrasjen e Liridonës"

Babai i Naim Murselit tregon se është takuar me djalin e tij në burg

10.12.2023 - 11:03

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.

“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli për emisionin “Kojshia Show”.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë u konfirmua se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa, një ditë më parë është arrestuar edhe personi i katërt lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk më tha asnjë fjalë të njëjtë! Ja pse dyshova tek ai"

Vrasja e Liridona Ademajt, kushëriri i 30-vjeçares zbardh bisedën me Naim Murselin

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Liridonës


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!