MENU
klinika

Ish-banorja e “Big Brother Vip” zbulon të vërtetën

Sarah Berisha dhe Dj Pm, prindër për herë të parë?

10.12.2023 - 13:10

Sara Berisha dhe Dj Pm shpesh kanë zgjuar kureshtjen nëse kanë ndërmarrë hapa të tjerë të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, gjë të cilën e ruajnë me fanatizëm.

Prej kohësh çifti janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të aludimeve se inflencerja është shtatzënë.

Kanë qenë disa foto të influenceres me motrën e saj, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur të cilat kanë nxitur zërat që ajo shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Megjithatë gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Sara u aka vënë kapakun njëherë e mirë lajmeve për pritjen e ëmbël.

“A je shtatzënë?”- e pyeti një ndër ndjekësit, ndërsa ish-banorja e “Big Brother Vip” tha: “Që kur kam dalë nga bigu 2 jam shtatzënë muaj për muaj”.

Sara dhe Dj Pm prej më shumë se një viti kanë nisur një lidhje dashurie me njëri-tjetrin, ku u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother Vip”.

Çifti e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia, ndërsa shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vaj askush nuk shkon”

Sarah flet për marrëdhënien me DJ PM