Jennifer Aniston ka folur për herë të parë në një intervistë, pas humbjes së mikut të saj, Matthew Perry. Mesazhin e fundit, zbuloi ajo, ia ka dërguar në ditën e fundit të tij të jetës.
“Ai ishte i lumtur . Ai ishte i shëndetshëm. Ai e kishte lënë duhanin. Ai po gjente përsëri qetësinë e tij. Kjo është gjithçka që di. Atë mëngjes kishim shkëmbyer mesazhe. Ai ishte i lumtur .’
Aktorja e “Friends” shtoi se dëshiron që bota ta dijë se miku i saj po përpiqej vërtetë shumë për të rigjetur lumturinë.
“Më mungon shumë. Të gjithëve na mungon ai. Njeri, ai na bëri të qeshnim”,
Aktori Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin Friends, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare.
Aktori u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas mediave amerikane.