MENU
klinika

Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor

Osmani në Bruksel, zbardhen diskutimet

12.12.2023 - 14:59

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë vendin e saj në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nesër në Bruksel, ku ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Në kuadër të samitit, Osmani gjithashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I indinjuar për qëndrimin e Francës

‘Shpërthen’ Eduard Kukan: Macron, sabotues i heshtur


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!