MENU
klinika

"Kemi pritur 30 vite për 2 gisht letër"

Artan Hoxha ironizon Berishën: Ishalla tërheq këmbën zvarrë dhe për të tjerët

12.12.2023 - 20:47

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, për të hequr imunitetin e ish-kryeministrit Berisha, me qëllim arrestimin politik të tij.

Ai ironizon duke thënë se kemi pritur 30 vite për 2 gisht letër. Hoxha shkruan se pas Berishës, për “të paprekshmit” e tjerë do të jetë më e thjeshtë.

Në postimin e tij në Facebook, Artan Hoxha thotë se shpreson që Berisha të tërheqë këmbën zvarrë edhe për të tjerët.

“Ja mo kaq ishte!!!!

Kemi pritur 30 vite për dy gisht letër…

“Sali Berisha, i biri i Rama dhe i Shiqere,

datëlindja 15.10.1944, lindur në Tropojë,

me nr. personal E40701031R,…..”

Besoj për të “paprekshmit” e tjerë, do të jetë më e lehtë dhe më e thjeshtë se kaq…

Ishallah këmbën zvarrë dhe për të tjerët.

U takofshi tek “Blloku i sigurisë”…

Jeta vazhdon…

Nesër dielli do te lindë sërish në mëngjes dhe do të perëndojë prapë, në mbrëmje…”, shkruan Hoxha.

"Kemi pritur 30 vite për 2 gisht letër", Artan Hoxha

"Kemi pritur 30 vite për 2 gisht letër", Artan Hoxha

"Kemi pritur 30 vite për 2 gisht letër", Artan Hoxha