MENU
klinika

Ndjekësisht "shpërthejnë" në kritika

Çfarë nuk shkon në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes mbretërore?

13.12.2023 - 13:12

Princi William dhe Kate Middleton publikuan foton familjare për kartolinën e Krishtlindjes. Një foto bardhezi e cila padyshim është një panoramë shumë e bukur e një familjeje të lumtur e të qeshur pranë njëri-tjetrit. Mirëpo, duke e parë me një sy detajist, disa gjëra nuk shkojnë.

Komentuesit kanë vënë re se diçka nuk shkon te dora e Louis. I vogli i familjes duket se ka qenë viktimë e një përpjekjeje të dështuar të Photoshop-it. Mirëpo jo vetëm kaq. Të tjerë komentues kanë vënë re se këmba e majtë e Princit William dhe njëra nga këmbët e Kate Middleton mungojnë.

Karta e Krishtlindjeve e familjes mbretërore u publikua menjëherë pas publikimit të librit të gazetarit Omid Scobie Endgame, i cili pretendonte se Kate Middleton së bashku me mbretin Charles janë racist, pasi janë shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie, fëmijës së Princ Harry dhe Meghan Markle.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende pa u publikuar dokumentari i tyre

Harry dhe Meghan përballen me akuza për “mashtrim”