MENU
klinika

Serbia i del në mbrojtje

Milan Radoiçiç nuk ekstradohet në Kosovë

14.12.2023 - 14:49

“Truri” i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç nuk mund të ekstradohet në Kosovë. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç. “Të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen para gjykatave vendase”, u shpreh ai, gjatë një interviste që dha për agjencinë Beta, më 13 dhjetor, teksa komentoi fletarrestimin e lëshuar për Radoiçiqin nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë – INTERPOL. INTERPOL-i ka lëshuar ditë më parë një urdhër për arrestimin e Radoiçiçit, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, në komunën e Zveçanit, në Kosovë. Lajmin për këtë fletarrestim e ka konfirmuar ministri i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, duke thënë se ai është lëshuar me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK. Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë. Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke pohuar se ai “personalisht” e ka organizuar sulmin. Autoritetet kompetente të Serbisë e ndaluan Radoiçiçin, më 3 tetor, në Beograd me akuzën e “bashkimit me qëllim të kryerjes së veprave kriminale, prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Mirëpo, vetëm një ditë më vonë, ai u lirua. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për revistën javore serbe “NIN”, të botuar më 7 dhjetor, ka përsëritur se Milan Radoiçiç “do të përballet me procedura serioze në Serbi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga marrëveshja me Serbinë te ekstradimi i Radoiçiç

Zbardhet takimi mes Albin Kurtit dhe presidentes Von der Leyen

Goditja që pritet të marrë Vuçiç para zgjedhjeve

Radoiçiç nuk është subjekti kryesor i Interpolit


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!