Ndjesia e njohur e hidhërimit në fyt vjen për shkak të ngjitjes së lëngjeve gastrike drejt ezofagut. Dieta e gabuar, stresi, ushqyerja ose bërja e sportit para gjumit janë mes shkaqeve kryesore të këtij çrregullimi. Por a është e mundur të qetësoni urthin me një pije me bazë molle?
Këshilla për të parandaluar djegiet e stomakut
Rekomandohet të përtypni ushqimin ngadalë. Gjithashtu, është ideale të konsumoni 5 vakte në ditë, në porcione të vogla dhe të evitoni pirjen e lëngjeve gjatë vakteve. Shmangni shtrirjen menjëherë pas ngrënies. Është më mirë të prisni të paktën gjysmë ore, por ideale do të ishte dy orë pas vaktit.
Vishni veshje të rehatshme dhe shmangni lëngjet e terpërta si supat apo lëngjet e frutave nëse vuani nga ky problem. Pije me mollë për të ndaluar djegien e stomakut
Përbërësit:
1 mollë
Lëngu i një limoni
1 lugë me lule kamomili
Përgatitja:
Qëroni dhe prisni mollën në copa.
Hidhni dy gota ujë në një tenxhere dhe shtoni mollët, lëngun e limonit dhe kamomilin. Ziejini për 10 minuta dhe lërini të pushojnë me kapak përsipër para se t’i kulloni.
Pini një litër nga kjo përbërje çdo ditë.