Aktori dhe moderator i njohur Trevor Noah është emëruar si prezantuesi i çmimeve “Grammy 2024”. Kjo do të jetë hera e tij e tretë si prezantues i natës më të madhe të muzikës.
Ai më parë ka qenë prezantuesi i “Grammy 2021”, “Grammy 2022” dhe 2023.
Lajmin e ka bërë të vetë ai në episodin e fundit të podcast-it të tij, “What Now?”
“Jam i emocionuar për këtë! Është shumë argëtuese. Më pëlqejnë Grammy-t sepse mund ta shikoj shfaqjen personalisht dhe më pas thjesht e përjetoj dhe komentoj ndërsa po ndodh.”– tha komediani.
Një muaj më parë u shpallën nominimet për të fituar çmimin e madh.
SZA është artistja më e nominuar e këtij viti me 9 të tillë, pas saj është Phoebe Bridgers, Serban Ghenea dhe Victoria Monét me shtatë nominime.
Ndërsa Jack Antonoff, Jon Batiste, boygenius, Brandy Clark, Miley Cyrus, Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift fituan të gjithë gjashtë nominime.
38-vjeçari me origjinë nga Afrika e Jugut u largua nga programi i tij prej shtatë vitesh si drejtues i The Daily Show.