MENU
klinika

Ç'të heqim nga dieta?

10 ushqimet me aciditet që nuk i toleron trupi

16.12.2023 - 08:03

Një copë domate, një filxhan nga çaji juaj i preferuar apo një copë djathë në tostin tuaj, dëmton trupin tuaj, veçanërisht stomakun. Këto ushqime shkaktojnë urth, acid refluks dhe parehati të tjera.

Prandaj është e rëndësishme të dini se cilat janë ushqimet që duhet të shmangni për të mos pasur shqetësime të tilla.

Substancat e ndryshme, duke përfshirë ushqimin që ne hamë, pa marrë parasysh nëse është i ngurtë apo e lëngshme, kanë një vlerë të pH. Në një shkallë nga 1 deri në 14, ushqimet që kanë një pH më të vogël se 7, konsiderohen acidike.

  • pH 0 – një nivel i lartë i aciditetit
  • pH 7 – një nivel neutral i aciditetit
  • pH 14 – një nivel bazë i aciditetit (alkaline)

Në rastin ideal, gjaku ynë duhet të ketë një pH prej 7.35 – 7.45, që konsiderohet të jetë pak alkaline. PH brenda stomakut tonë është rreth 3.5 deri në 5.5, i cili është shumë acid.

Ja ushqimet kryesore që japin këto shqetësime:

-Ushqimet pikante dhe salca

Kafeja, çaji jeshil, me mente apo i zi, pijet energjike

Domatja

Alkooli

Patatet e skuqura, rrathët prej qepe, patatinat

Mishi i lopës, mishi i derrit, mish qengji, yndyra e proshutës

Pijet e gazuara

Qepa, hudhra

Ushqime të tjera që duhet t’i konsumoni pak:

  • Vaji i misrit
  • Melasa
  • Shurupi i panjës
  • Majoneza
  • Uthulla
  • Salcë Soje
  • Kripë
Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?