MENU
klinika

Berat

Përfundon restaurimi i ikonës “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri”

16.12.2023 - 12:37

Në laboratorin e Konservimit e Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri” në Berat përgjatë muajit dhjetor përfundoi ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri” pjesë e fondit ikonografik në Muzeun “Onufri”.

Ikona është vepër e fundit të shek.XIX nga autor anonim me dim. 27 x 60 cm. Skena e cila është kompozuar horizontalisht, paraqet imazhin e dy shenjtorëve mbi kuaj.

Majtas është paraqitur Shën Gjergji i hipur mbi kalin e bardhë duke goditur me heshtë dragoin, kurse djathtas paraqitet Shën Dhimitri i hipur mbi kalin e kuq i cili ka goditur me heshtë ushtarin pagan të shtrirë para tij.

Të dyja figurat, triumfuese, janë kompozuar bukur brenda një peizazhi. E gjithë ikona spikat për larminë e ngjyrave dhe një frymë gati moderne në artin ikonografik të kohës.

Ngjyra, të cilat morën jetë falë ndërhyrjes restauruese të specialistit restaurator Erion Lezi e që së shpejti do të jenë në dispozicion të vizitorëve në hapësirat e Muzeut të Ikonografisë “Onufri”.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët