MENU
klinika

Problemet shëndetësore që mund të trajtoni

Nga pagjumësia te kapsllëku, zgjidhni gjithçka me kivi

19.12.2023 - 07:18

Kivi është një nga frutat që u jepet pa recetë pacientëve që vuajnë nga pagjumësia.

Nëse ha kivi dy orë përpara gjumit, përmirëson ndjeshëm kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit. Kivi ndihmon gjithashtu edhe në kapsllëk. Dy kivi në ditë, e përmirësojnë dukshëm funksionin e zorrëve. Madje, ai është një mundësi shumë herë më e mirë se ilaçi IBS, i cili u hoq nga tregu për shkak se po shkaktonte vdekjen e shumë personave.

Kivi gjithashtu duket se ndihmon funksionin imunitar.

Fëmijët e moshës parashkollore që morën pjesë në një studim dhe hëngrën çdo ditë nga një kivi të verdhë, e përgjysmuan rrezikun e prekjes nga gripi dhe ftohja, ndryshe nga ata që në vend të kivit hëngrën banane. Një eksperiment i ngjashëm u bë edhe te personat e moshës së tretë, një tjetër grupmoshë e rrezikuar.

Ata që ishin në grupin e kontrollit dhe hëngrën banane, patën infeksion të aparatit respirator për gati 5 ditë, si dhe skuqje apo dhimbje fyti, krahasuar me ata që hëngrën kivi, të cilët u ndienë më mirë pas vetëm 1 apo 2 ditësh.

Megjithatë, 1 në 130 fëmijë mund të jetë alergjik ndaj kivit, duke e renditur atë si ushqimin e tretë që shkakton më shumë alergji (pas vezës dhe qumështit), kështu që kivi nuk është një frutë për të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të gjenden në treg dhe shumë lirë

10 ushqimet që luftojnë presionin e lartë të gjakut