Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë këtë pasdite nga selia e PD dhe është drejtuar për në banesën e tij, teksa qëndroi aty për më shumë se tre orë, që pas mbylljes së seancës plenare dhe vendimit për heqjen e imunitetit të tij.
Ndërkohë, lidhur me vendimin e SPAK për arrestimin e tij, Berisha tha se është tërësisht një proces antikushtetues dhe shtoi se do të marrë çdo masë dhe se do t’i japë përgjigje kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu tha se biseda me deputetët është private, ndërsa theksoi se PD do të marrë çdo masë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Bisedat private nuk mund të jenë objekt…O sot o kurrë, nuk kam sekrete. Reagimi i deputetëve është i shkëlqyer… Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha.
Kujtomë se paraditen e sotme Kuvedni votoi pro heqjes së imunitetit për Berisheën, duke i hapur kështu rrugë SPAK-ut për të kërkuar një masë më të rëndë shtrënguese për ish kryeministrin.