MENU
klinika

Të shijshme, të ëmbla dhe të shëndetshme

Arrat makadamie, mos i humbni vlerat e tyre!

21.12.2023 - 22:48

Të shijshme, të ëmbla dhe të shëndetshme, arrat makadamia janë të pasura me shumë minerale, vitamina e lëndë ushqyese!

Nëse deri më tani frutat e vetme të thata që keni ngrënë kanë qenë arrat normale të gjendura kudo në treg, stikat apo bajamet, duhet të filloni të kërkoni edhe për arrat e quajtura makadamia sepse përfitimet e këtyre të fundit janë të pafundme.

  • 1. Veti antioksiduese

Arrat Macadamia kanë një sasi të vogël të vitaminës E, e cila është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 1 filxhan me këto arra përmban 0.72 mg. Por, të rriturit kanë nevojë të paktën 15 mg në ditë, kështu që duhet të përpiqeni të merrni vitaminën E nga burime të tjera. Këto përfshijnë farat e lulediellit, spinaqin etj. Arrat Macadamia kanë edhe flavonoide, komponime që ndihmojnë trupin të luftojë radikalet e lira.

  • 2. Shëndeti i kockave

Magnezi dhe fosfori gjenden me shumicë tek makadamiet dhe luajnë role kyçe në organizmin e njeriut si; funksionet metabolike,shëndetin e dhëmbëve, kockave, absorbimin dhe transportimin e lëndëve ushqyese. Kalciumi gjithashtu ndihmon në formimin e eshtrave dhe dhëmbëve. Mangani gjithashtu ndihmon trupin tuaj të depozitojë inde të reja kockore, në mënyrë që skeleti të mbetet i fortë pavarësisht moshës.

  • 3. Përmban Acid Oleik

Vaji i arrave të makadamies është i pasur me acid oleik. Ky luan një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e inflamacionit dhe rritjen e memories. Gjithashtu, ndihmon në reduktimin e simptomave të astmës dhe uljen e kolesterolit të keq në trupin tuaj, duke rritur nivelin e HDL ose kolesterolit të mirë. Ky acid yndyror është gjithashtu i dobishëm për shëndetin tuaj të lëkurës, për shkak të rigjenerimit të shkëlqyer dhe vetive hidratuese.

  • 4. Parandalon plakjes e lëkurës!

Në këtë link do të lexoni mënyrën e përdorimit të këtij vaji për të përfituar maksimalisht

  • 5. Shëndeti i aparatit tretës

Arrat Macadamia përmbajnë rreth 7% fibra dietike të tretshme duke ndihmuar në procesin e tretjes, largimin e toksinave etj.

  • 6. Shëndeti i zemrës

Arrat Macadamia janë të pasura me yndyrna të shëndetshme që promovojnë shëndetin e zemrës, ulur kokesterolin dhe pastrimin e artereve.

  • 7. Të pasura në acide yndyrore omega

Vaji i arrave macadamia përmban sasinë e duhur të acideve yndyrore omega. Kjo është e rëndësishme për trupin tuaj që të marrë sasinë e duhur të acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6, sepse një çekuilibër mund të shkaktojë probleme shëndetësore, që përfshin kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artriti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN