MENU
klinika

Tensionohet sërish situata në Detin e Kuq

Pse Irani po provokon Amerikën dhe aleatët e saj

25.12.2023 - 10:00

Një sulm me dron në një cisternë nafte është raportuar në Detin Arabik, në brigjet e Indisë. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Anija e shënjestruar nga zjarri, cisterna japoneze e kimikateve dhe naftës MV Chem Pluto që mbante flamurin Liberian, u godit nga një dron sulmues që vinte nga Irani rreth orës 10 të mëngjesit, u shpjegua nga Pentagoni. Një zjarr ka rënë brenda në skaf, i cili është shuar. “Në aksident nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Asnjë anije e marinës amerikane nuk ishte afër në kohën e sulmit, i cili ndodhi rreth 200 milje detare larg brigjeve indiane, sipas raporteve indiane dhe amerikane. Ministria e Mbrojtjes e Indisë tha se anija po transportonte naftë bruto dhe po udhëtonte nga Arabia Saudite për në qytetin Mangaluru në Indinë jugore: anija vazhdoi udhëtimin e saj pas sulmit me dron. Në orët e fundit, Teherani kishte mohuar se Houthis jemenas po i përgjigjeshin urdhrave iranianë. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit kishte hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se regjimi i Khameneit ishte i përfshirë në sulmet e rebelëve jemenas Houthi mbi anijet tregtare, duke argumentuar se grupi po vepronte vetë.Kjo ngjarje tregon tensionin maksimal në Mesdhe, nga Kanali i Suezit në Detin Arabik, duke kaluar përmes Libanit. Sipas Pentagonit, rebelët Houthi të Jemenit të lidhur me Iranin filluan më shumë se 100 sulme me dronë dhe raketa, duke synuar 10 anije tregtare në Detin e Kuq, në solidaritet me lëvizjet ekstremiste palestineze në Gaza, ku Izraeli po lufton kundër Hamasit.Gjithashtu të shtunën, Shtëpia e Bardhë bëri publike informacionin se Irani kishte ofruar drone, raketa dhe inteligjencë taktike për Houthis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u shndërrua papritur në një “terren gjuetie”

“Lufta e Ftohtë 2.0” po vjen, nëndetëset superfuqive zbarkojnë në Mesdhe

Rusia dhe Kina po ndërtojnë bllokun e tyre

“Rruga Polare e Mëndafshit”, lindja e një rendi të ri global

Lëvizjet e fshehta të Kremlinit në Rripin e Gazës

“Hija” e Putinit po rrethon edhe Lindjen e Mesme

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare flet për REL

“Muxhahedinët e strehuar në Shqipëri abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti”